75 Mall Live Search
16:58 / E Diele, 27 Mars 2022 / C E

Skuadra gjakovare lëshon fushën pasi ishte duke humbur 0-10

Skuadra gjakovare, United Boys e ka lëshuar fushën në minutën e 39-të, pasi ishte duke humbur 0-10 nga Akademia e Futbollit ‘Australia’.

Golat për Akademinë e Futbollit ‘Australia’ i shënuan Florian Berisha, i cili ishte realizator i pesë golave, teksa shtoi Bleon Tupella me dy gola, Blerim Zeneli me dy gola dhe Besart Islami me një gol.

Pas lëshimit të fushës nga skuadra e United Boys, Akademia e Futbollit ‘Australia’ i ka kërkuar FFK-së që në bazë të rregulloreve të saj të veproj dhe t’i ndëshkoj skuadrat që i bëjnë dëm futbollit kosovar.

“Ftojmë Federaten e Futbollit të Kosovës që në bazë të rregulloreve të saj të veproj dhe ekipet e tilla të cilat vetëm i bëjnë dëm futbollit Kosovar të i ndëshkoj me përjashtim nga garat”, ka shkruar në Facebook, Akademia e Futbollit ‘Australia’.

Dy skuadrat garojnë në ligën e tretë të futbollit të Kosovës.