75 Mall Live Search
20:57 / E Premte, 03 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Skuadra gjermane largon futbollistin maroken që doli në përkrahje të Palestinës

Skuadra nga Bundesliga e Gjermanisë, Mainz 05, ka shkëputur kontratën me Anwar El Ghazi.

Futbollisti maroken fillimisht ishte suspenduar nga skuadra, ndërsa tani është marr vendimi për largimin e tij, pasi kishte dal në përkrahje të Palestinës, shkruan IndeksOnline.

“FSV Mainz 05 po i jep fund marrëdhënies kontraktuale me Anwar El Ghazi dhe e ndërpreu lojtarin me efekt të menjëhershëm të premten. Klubi po e merr këtë masë në përgjigje të deklaratave dhe postimeve të lojtarit në rrjetet sociale.”, thuhet në komunikatën e klubit./IndeksOnline/