Skuadra gjermane synon transferimin e Gonzalo Garcias
Skuadra gjermane, VfB Stuttgart ka vënë në shënjestër një nga talentet më premtues të futbollit europian, Gonzalo Garcia.
Sulmuesi 21-vjeçar spanjoll, aktualisht nën kontratë afatgjatë me Real Madridin deri në vitin 2030, shihet nga drejtuesit e klubit si “kandidati i ëndrrave” për merkaton e ardhshme, shkruan IndeksOnline.
Sipas asaj që raporton gazetari Florian Plettenberg, Garcia i plotëson pothuajse të gjitha kriteret që Stuttgart kërkon te një përforcim në sulm, adje, është konfirmuar se mes palëve kanë nisur tashmë kontaktet e para.
Megjithatë, realizimi i këtij operacioni mbetet shumë i komplikuar. Reali e vlerëson lart lojtarin, sidomos pas paraqitjeve mbresëlënëse në Kupën e Botës për Klube, ku Garcia spikati me katër gola.
Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e VfB Stuttgart po analizojnë edhe alternativa të tjera në treg, në rast se negociatat me Real Madridin nuk prodhojnë rezultat.
Emri i Gonzalo Garcias mbetet objektivi kryesor i klubit gjerman dhe një nga temat më të nxehta të merkatos së ardhshme./IndeksOnline/

