75 Mall Live Search
21:49 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Skuadra italiane iu drejtohet lojtarëve: Mbani dietë dhe do të keni shpërblim

Karantina e futbollistëve është problem i madh për klubet duke qenë se shumë pak do të mund të respektojnë dietën e duhur dhe ruajtur linjat.  Kjo pasi nuk kanë as mundësi të vrapojnë.

Megjithatë, ka edhe klube si Palermo, që edhe pse në kategoritë e ulëta, u ka premtuar lojtarëve shpërblim nëse kthehen me peshën kur ishin ende në aktivitet, që është regjistrua.

Kështu lojtarët kanë mundësinë që edhe të mbajnë dietë por edhe të fitojnë shpërblim nga skuadra. /IndeksOnline/