18:50 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Skuadra kosovare fiton ndeshjen në tavolinë

Bashkimi nga Koretini dhe Kika nga Hogoshti luajtën baras në ndeshjen e xhiros së 17-të të Ligës së Parë.

Por skuadra e fundit në tabelë, Bashkimi do të marr pikë të plotë, shkruan Indeksonline.

FFK ka pranuar ankesën e Kikës kundrejt skuadrës kundërshtare që kishte aktivizuar futbollistin që nuk kishte të drejtë të luaj.

Lirian Ferati kishte grumbulluar katër kartonë të verdhë dhe ishte i suspenduar për këtë ndeshje.

Me dy pikët e fituara pas ankesës, Bashkimi do të ngjitet në vendin e 15-të duke lënë mbrapa Vllazninë. /IndeksOnline/