75 Mall Live Search
22:37 / E Shtunë, 30 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Skuadra kosovare gati të ndërtojë një shtëpi për të prekurit e tërmetit në Thumanë

26 nëntori ishte një ditë fatkeqësie në Shqipëri pasi qyteti i Durrësit dhe më gjerë është goditur nga një tërmet i fuqishëm.

Nga kjo fatkeqësi të vdekur kanë mbetur afro 45 persona kurse janë lënduar mbi 900 të tjerë.

E dëmet materiale në këtë zonë ishin jashtëzakonisht të mëdha, duke bërë që shumë qytetar nga Shqipëria të vijnë drejt Kosovës për strehim.

Ndërsa, klubi i Vllaznisë së Pozheranit duke parë këtë gjendje të jashtëzakonshme në këto zona, ka vendosur të ndërtojë një shtëpi në zonën e Thumanit.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare  e Vllaznisë në rrjetet sociale me anë të një postimi./Indeksonline/