75 Mall Live Search
14:55 / E Mërkurë, 05 Korrik 2023 / B O

Skuadra kosovare mëson rivalët në ndeshjet për Ligën e Kampionëve

FC Prishtina 01, si kampioni i Kosovës në futsall, ka mësuar kundërshtarët e grupit në Ligën e Kampionëve.

Prishtina bën pjesë në Grupin D, ku si kundërshtar do t’i ketë KSC Lubaëa (Poloni), Utleira Idrettslag (Norvegji) dhe Isbjorninn (Islandë).

Ndeshjet e këtij raundi para-kualifikues do të zhvillohen nga data 22 deri në 27 gusht në Poloni.

Vendi i parë i grupeve do t’i bashkohet ekipeve tjera me koeficiente më të lartë në ‘main-raund’ me ndeshjet që zhvillohen nga 24 deri në 29 tetor./Indeksonline/