19:39 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Skuadra kosovare përforcohet me brazilianin e famshëm

Skuadra kampione e Kosovës në futsall, Feniks ka arritur marrëveshje me brazilianin e famshëm në futsall, Dentinho.

Ish ylli i shumë skuadrave evropiane do ta ndihmojë Feniksin në fazën “Main Round” të Uefa Champions Leagues që për të parën herë mbahet në Kosovë.

Skuadra nga Drenasi premton se në ditët në vazhdim do të zbresin edhe yje të tjerë për tu bashkangjitur në garën historike të këtij sporti në Kosovë. Feniks është në kërkim të sponzorëve për të përballuar kërkesat e yjeve të futsallit botëror.

Gara fillon në muajin tetor dhe është një nga sukseset më të mëdha për sportin kosovar./Indeksonline/