16:12 / E Hënë, 03 Janar 2022 / LB

Skuadra kosovare prezanton gjashtë transfere përnjëherë

Skuadra e njohur deri vonë si Onix, tashmë me emrin e njohur si FC Phoenix ka zyrtarizuar gjashtë transfere të reja. Me blerjet e reja skuadra istogase e ka marr seriozisht futjen në Superligë.  “FC PHOENIX – Banjë synon Superligën dhe e arsyeton synimin me 6 përforcime serioze për stinorin pranveror.

Me fillim të vitit 2022 FC Phoenix- Banjë siguron super-përforcime. Ardhjet e reja e stabilizojnë edhe më shumë skuadrën dhe e çartësojnë edhe më shumë rrugën drejt Superligës. Lojtarët që i bashkohen FC Phoenix-Banjë janë:Zeki Ademi nga Trepça 89,Dardan Rogova, Rron Rogova, Adnan Haxhaj, Ardit Vokshi nga Vllaznimi si dhe Musa Kambi ish lojtar i Eintracht Frankfurt” thuhet në njoftimin e klubit./Indeksonline/