Skuadra ku luan Celina interesohet për Rashicën

Skuadra e AIK-ut nga Suedia është interesuar për futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë U21, Ermir Rashica.
Rashica është duke kaluar momente fantastike në Superiore të Shqipërisë me fanellën e Skëderbeut të Korçës, shkruan Indeksonline
20-vjeçari gjatë këtij sezoni në 18 ndeshje, ka shënuar shtatë gola dhe ka barë dy asiste.

Paraqitjet e tija fantastike kanë rënë në sytë e drejtuesve të ekipit të AIK-ut, aty ku luan edhe Bersant Celina.
Skuadra shqiptare pritet t’i mbushë arkat e klubit nga ish-lojtari i Trepçës ’89, pasi në rast se ndodh ky transferim, mund të jetë rreth 800 mijë apo 1 milion euro.
Kujtojmë që Rashica është vetëm 20-vjeç dhe shihet si e ardhmja e futbollit shqiptar./Indeksonline/
🇦🇱 L’AIK devrait tenter de recruter cet hiver l’international albanais U21 Ermir Rashica.
— Nordisk Suède 🇸🇪 (@Nordisk_Suede) December 15, 2024
Le joueur de 20 ans, actuellement au KF Skënderbeu Korçë, a marqué 6 buts et délivré 2 passes décisives en championnat cette saison.
🗞️ @sportbladet pic.twitter.com/aKJZ54jGeh