75 Mall Live Search
13:28 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / A. A

Skuadra më e suksesshme në histori të basketbollit po e rrezikon rënjen nga Superliga, ja pse

Klubi basketbollistik Prishtina është duke kaluar krizën më të madhe që nga paslufta.

Pas 8 xhirove ‘bardhekaltërit’ janë të fundit në table me 2 fitore dhe 6 humbje.

Ekipet që kurrë në histori nuk kanë arritur fitore ndaj Prishtinës, këtë vit po triumfojnë madje me lehtësi.

Rasti i fundit ishte Vëllaznimi i Gjakovës që e mposhti në kryeqytet.

Analisti i basketbollt, Ismet Ferati tregon arsyet pse Prishtina ka po e kalon këtë periudhë të errët.  

“Kanë krizë të madhe financiare, nuk kanë sponzora si përpara, normal që nuk ki rezultate kur nuk ka financa. Puna disavjecare e dobët me kategoritë e reja po vjen në shprehje. Prej 90’shit që ka qenë Alban Veseli e deri te 00’shi që është Meritoni, nuk ke asnjë vendor. Nuk mundesh vazhdimisht mu mbështetë te lojtarët e huaj sepse ndodh sikur sivjet që nuk ki pare me ble lojtarë të hujë dhe duhesh me u mbështetë të lojtarët vendor. Nuk mundësh tash shpresat më të mëdha me i mbajtë te Edmond Azemi që është 40 vjet. Këto janë dy arsyet kryesore, kriza e madhe financiare dhe puna e dobët me lojtarë vendor ndër vite” deklaroi Ferati për Indeksonline.

Ndonëse aktualisht është e fundit në tabelë, Ferati mendon që Prishtina nuk do të largohet nga elita.

“Ma merr mendja që një klub si Prishtina nuk do ta lejojë të ndodh me ra nga Liga. Besoj që tash prej janarit do të konsolidohen edhe pse do të jetë vështirë për shkak të Covidit sepse edhe lojtarët e huaj që mund të vijnë nuk do të jenë aq kualitet sa me bo naj dallim të madh. Ata janë sistemuar nëpër ekipet e huaja në Evropë. Megjithatë nuk ma merr mendja që do të largojnë largimin nga Superliga” u shpreh Ferati.

Ndryshe, Prishtina është skuadra më e suksesshme në histori të basketbollit kosovar. 14 herë e ka fituar titullin kampion, poaq edhe Kupën e Kosovës. Poashtu dy herë ka fituar edhe titullin e kampionit ballkanik.

/Indeksonline/