12:01 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / C E

Skuadra më e vjetër në Serie A shkarkon trajnerin

Humbja ndaj Beneventos i ka kushtuar me shkarkim trajnerit të Genoas, Rolando Maran.

57 vjeçari është shkarkuar nga pozita e kryetrajnerit të skuadrës së Serie A.

Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra përmes një njoftimi zyrtar.

Genoa Cfc njofton se ka liruar trajnerin Rolando Maran nga posti i tij. Klubi falënderon trajnerin dhe stafin e tij për angazhimin e tyre”, thuhet në komunikatën e klubit.

Pas 13 javësh, Genoa është në vendin e parafundit në tabelë me 7 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/