75 Mall Live Search
08:13 / E Premte, 25 Prill 2025 / G T

Skuadra në pronësi të legjendës Ronaldo, bie zyrtarisht nga La Liga

Skuadra e Real Valladolid zyrtarisht është larguar nga La Liga.

Valladolid mbrëmë u mposht thellë 5:1 ndaj Real Betisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në La Liga, shkruan Indeksonline

Për shkak të kësaj humbje, edhe matematikisht Valladolid ka rënë në La Liga 2, pasi është në pozitën e fundit me vetëm 16 pikë.

Kujtojmë që kjo skuadër është në pronësi të legjendës braziliane, Ronaldo.

Përveç Valladolidit, nga La Liga largohen edhe dy skuadra të tjera, por deri në fund do jetë një “luftë” e ashpër mes ekipeve, si: Leganes, Las Palmas, Alaves, Gironas dhe Sevillas./Indeksonline/