Skuadra nga Serie A shpreh interesim për Dion Gallapenin
Skuadra e Atalantas ka shprehur interesim për mbrojtësin kosovar, Dion Gallapeni.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ka “rënë në sytë” e shumë skautëve të skuadrave europiane, shkruan Indeksonline
L’@Atalanta_BC è interessata a Dion #Gallapeni del @RTS_Widzew_Lodz, ora in prestito al @WislaPlockSA, che milita nell’@_Ekstraklasa_ ( massima serie polacca ).
— aldo cantafio (@aldo_odla79) May 5, 2026
L’esterno mancino classe ‘04 di origine kosovara ha ottenuto il passaporto albanese.
Gazetari Aldo Cantafio raporton se Atalanta e ka seriozisht për 21-vjeçarin.
Kujtojmë që Gallapeni momentalisht është te skuadra e Wisla Plock, si i huazuar nga Widzew Lodz.
Vlera e tij momentale në sajtin “Transfermarkt” është 2.5 milionë euro./Indeksonline/

