75 Mall Live Search
09:10 / E Enjte, 14 Nëntor 2024 / G T

Skuadra nga Ukraina arrin marrëveshje me futbollistin shqiptar?

Skuadra e njohur nga Ukraina, Polissya Zhytomyr, është afër marrëveshjes me futbollistin shqiptar të Partizanit të Tiranës, Andi Hadroj.

Siç raportohet, mbrojtësi shqiptar pritet të transferohet në Ukrainë gjatë afatit të janarit, shkruan Indeksonline

Detajet rreth shifrës së këtij transferimi ende nuk janë bërë të ditura, kurse lojtari shqiptar ka vlerën e 400 mijë eurove në stajtin “Transfermarkt”.

25-vjeçari më parë ka luajtur për Bylsin dhe Laçin, para se të transferohej me parametra zero te Partizani i Tiranës në vitin 2022./Indeksonline/