75 Mall Live Search
22:11 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Skuadra shqiptare mund të fitoj “milionat” nga transferi i ri i Barcës

Tre ditë më parë, transferimi i Merveil Ndockyt nga Getafe te Barcelona B në formë huazimi bëri bujë në futbollin shqiptar, për shkak të historisë së sulmuesit kongolez te Tirana, me bardheblutë që verën e 2017 arkëtonin 400 mijë euro nga shitja e tij.

Një transaksion që duket se mund të gjenerojë të tjera të ardhura për klubin 24 herë kampion të Shqipërisë, nëse do të vërtetohen thashethemet se bardheblutë zotërojnë ende një përqindje të kartonit të Merveil dhe gjithashtu, nëse në fund të sezonit të huazimit, klubi blaugrana do të bindet të blejë kongolezin.

Kështu, në varësi të përqindjes së zotëruar në kartonin e Merveil, e gjithashtu dhe në raport me shumën me të cilën kongolezi do të blihej nga Barcelona, Tirana dhe kryeaksioneri Refik Halili mund të fitojnë një thesar të konsiderueshëm për shlyer borxhet, e gjithashtu dhe për investime të tjera nëse do të tepronin para.