Skuadra spanjolle kontakton Wandan për Icardin
Mauro Icardi me shumë gjasa do të largohet nga Interi në fund të sezonit.
Sipas “Gazeta Della Sera”, Atletico Madrid ka kontaktuar tashmë agjenten e argjentinasit dhe njëherit gruan e tij, Wanda Nara.
Sipas këtij burimi, skuadra spanjolle janë të gatshëm të paguajnë 75 milionë euro për të gjetur një marrëveshje me Interin.
Të interesuar për Icardin janë edhe skuadrat e tjera si Napoli, Juventus, Manchester United dhe Real Madrid. /IndeksOnline/