75 Mall Live Search
10:19 / E Diele, 12 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Skuadra turke ku luan Valmir Veliu tërhiqet nga garat

Skuadra turke, Gaziantepp BB, ku luan edhe futbollisti kosovar, Valmir Veliu, është tërhequr nga garat, pas termetit shkatërrues që goditi zonën e Kahramanmaras.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit të Turqisë, ku ka njoftuar se ka pranuar kërkesat e disa klube për tërheqje nga garata, shkruan IndeksOnline.

Skuadrat që kanë kërkuar të tërhiqen nga garat janë: Hatayspor dhe Gaziantep FK në Spor Toto Super League, Yeni Malatyaspor dhe Adanaspor në Spor Toto Liga 1, Adıyaman FK dhe Diyarbekirspor nga TFF Liga e 2-të dhe Nigde Anadolu, Malatya Arguvan Spor’.

Federata e Futbollit të Turqisë ka vendosur që mos të përjashtoj skuadrat nga garat për këtë sezon, por ndeshjet me kundërshtarët e tyre do të regjistrohen me rezultat zyrtar 3-0./IndeksOnline/