75 Mall Live Search
16:40 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

“Skuadrat e mëdha ta përcjellin Arbër Zenelin”

Ish trajneri i Marseille, Elie Baup ka deklaruar se skuadrat e mëdha franceze duhet ta vëzhgojnë Arbër Zenelin.

“Në afatin e ardhshëm kalimtar dy futbollistët e Reims, Arbër Zeneli dhe Remi Oudin janë opsion shumë i mirë. Ekipet e mëdha duhet ti ndjekin” deklaroi Baup për CoeurMarseillais.

Zeneli u transferua te Reims në janar nga Heerenveni.

Aktualisht vlera e mesfushorit kosovar në treg është 6 milionë euro. /Indeksonline/