75 Mall Live Search
21:47 / E Shtunë, 20 Qershor 2020 / indeksADMonline

Skuadrat e Superligës së Kosovës s’respektojnë rregullat e OBSH-së në tabelë, ‘kallaballëk’ ekipe për pozitën e parë

Sot janë luajtur tri ndeshje në kuadër të javës së 25-të të Superligës së Kosovës.

Drita do të vazhdoj të jetë e para edhe këtë javë me 52 pikë, kurse Prishtina në pozitën e dytë me 50 pikë.

Distanca është aq e ngushtë, sa që një gabim i vogël do t’i kushtoj secilës skuadër, transmeton Indeksonline.

Për momentin në pozitën e tretë është Gjilani me 48 pikë. Por, ata mund të rikthehen në pozitën e katërt nesër në rast se fiton Ballkani.

Ekipi nga Suhareka gjendet në pozitën e 4-të me 46 pikë dhe nesër do të luajnë kundër Trepτës 89.

Vëmendja nesër do të jetë në Drenas, ku Feronikeli do të luaj kundër Llapit. Nikli është në pozitën e 5-të me 40 pikë, kurse Llapi në të 6-tin vend me 37 pikë.

Nuk mbahet mend që gara për titull në Superligë të jetë kaq e nxehtë./Indeksonline/