23:21 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

Skuadrat kanë filluar t’ia kuptojnë Messit goditjet e dënimit, edhe Rayo e bën si Bilbao

Nuk është më një rastësi që Lionel Messi nuk shënon gola nga goditjet e dënimit, madje edhe kur ato janë të vendosura në pozicionin e preferuar nga ylli argjentinas i Barcelonës.

Rasti më flagrant është ai i ndeshjes së të shtunës mbrëma ndaj Rayo Vallecano, e fituar nga katalanasit me rezultatin 3-1. Lionel Messi ekzekutoi një goditje dënimi, në pozicionin e preferuar të tij dhe me stilin e konsoliduar si të suksesshëm, por çuditërisht topi u ndal nëpërmjet skemës mbrojtëse të kundërshtarit.

Ishte mbrojtësi i Rayo Vallecano, Alex Moreno ai që bëri lëvizjen që shtangu të gjithë dhe njëkohësisht ndali përpjekjen e argjentinasit të Barcelonës. Mbrojtësi i Rayo Vallecano ishte pranë murit dhe në momentin kur Messi do të ekzekutonte goditjen e dënimit, Moreno nxitoi drejt portës, duke larguar me kokë topin e goditur nga “Pleshti”.

Një stil mbrojtës ky, që sikurse raporton “AS” është aplikuar më parë ndaj Barcelonës dhe Messit edhe nga Athletic Bilbao.