17:36 / E Diele, 15 Tetor 2017 / indeksADMonline

Skuadrat më të mira në top pesë ligat evropiane

Deri më tani kemi parë pak skuadra që kanë treguar superioritet në fushë në këtë fillim sezoni.

Në Angli është vetëm Manchester City, të cilët prijnë në Ligën Premierë me 22 pikë, të ndjekur nga Unitedi me dy pikë më pak.

Në Serie A është Napoli, të cilët njohin vetëm fitore dhe kështu prijnë në kampionatin italian me 24 pikë, të ndjekur nga Lazio me 19.

Në La Liga është Barcelona me 22 pikë, të ndjekur nga Real Madridi me 17 pikë. Kurse në Ligue 1 prin Paris Saint Germanini me 25 pikë, e ndjekur nga Monaco me 19.

Por, nga këto katër skuadra, cila është më e forta në këtë fillim sezoni? Më poshtë keni statistikat dhe sondazhin në të cilin mund të jepni mendimin nëpërmjet votës.
Man City:

Tetë ndeshje

Shtatë fitore

29 gola

Ka pranuar vetëm katër gola
Napoli:

Tetë ndeshje

Tetë fitore

26 gola

Ka pranuar pesë gola
Barcelona:

Tetë ndeshje

Shtatë fitore

25 gola

Ka pranuar vetëm tre gola.
PSG:

Nëntë ndeshje

Tetë fitore

29 gola

Gjashtë gola të pranuar. /Telegrafi/