75 Mall Live Search
14:25 / E Hënë, 04 Gusht 2025 / L A

Skuadrat shqiptare mësojnë fatin e tyre në rast të kualifikimit në play-off të Conference Leagues

3 skuadra shqiptare janë në raundin e tretë kualifikues të Conference Leagues.

Skuadrat nga Shqipëria, Egnatia dhe Dinamo City do të përballen ndaj Olimpija Ljubljanës dhe Hajduk Splitit përkatësisht si edhe Ballkani nga Kosova, që përballet me Shamrock Roversin.

Egnatia nëse mposht Olimpijan, përballet me fituesin e ndeshjes Lincoln Red Imps-Noah, ndërsa Dinamo City në rast të fitores ndaj Hajduk Splitit, përballet me fituesin e Silkeborg-Jagiellonia.

Nënkampioni i Kosovës, Ballkani në rast të fitores ndaj Shamrock Roversit, përballet me fituesin Larne-Santa Clara, ndërsa fati po i buzëqesh Dritës në rast të rënies në Conference League pasi që mund të përballet me fituesin e Differdange-Levadia Tallinn.

Kujtojmë se ndeshjet e raundit të tretë të Conference League, zhvillohen të gjitha këtë të enjte./IndeksOnline/