75 Mall Live Search
09:16 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / G T

Skuadrat shqiptare sonte synojnë fitore në garat e UEFA-s

Sonte zhvillohen disa ndeshje në kompeticionet e UEFA-s, Europa League dhe Conference League.

Në këto ndeshje luajnë edhe ekipet shqiptare, duke nisur nga ora 17:00, Vllanzia e Shkodrës është mysafire e BFC Daugavpils, shkruan Indeksonline

Klubi shqiptar ndeshjen e parë e humbi në shtëpi me shifrat minimale 1:0.

Nga ora 19:00, Decici i Malit të Zi luan ndaj Sileksit.

Kurse nga ora 20:00, Prishtina e pret në shtëpinë e “Fadil Vokrri”, skuadrën e Sheriff Tiraspolit.

Në të njëjtin orar, luan edhe Partizani me Kaljun e Estonisë.

Kurse nga ora 20:45, Vikinguri e pret në shtëpi Malishevën./Indeksonline/