10:19 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Skuadrat “si motra” që do të luajnë në Europa League

RB Leipzig ishte senzacioni i vitit të kaluar në Bundesligë ku pasi erdhi nga Bundesliga 2 u bë një konkurrent i fortë për Bayern Munchen.

Por ata rrezikonin pjesëmarrjen historike në Ligën e Kampionëve, shkruan indeksonline.

E gjithë kjo pasi kompania që është pronare e klubit, gjiganti i pijeve energjike “Red Bull” kishte në pronësi edhe një skuadër tjetër që do të merrte pjesë në Ligën e Kampionëve.

Ish-skuadra e Valon Berishës, Red Bull Salzburg dhe RB Leipzig duhej që njëra të largohej nga gara për shkak të rregullave të UEFA (skuadrat me të njëjtin pronar nuk mund të bëjnë gara së bashku në Ligën e Kampionëve).

Mirëpo kjo u rrëzua pasi puna u dërgua në CAS (gjykatën e arbitrazhit sportiv) që i lejoi skuadrat që të garonin.

Këtë vit është pak më ndryshe se herën e parë.

Të dy skuadrat e Red Bull janë vendosur në të njëjtin grup të Europa League.

Salzburg dhe Leipzig së bashku me Celtic dhe Rosenborg bëjnë pjesë në grupin B.

Ky është një rast unik në futbollin modern ku mund të krijoj dyshime në rezultate sidomos në xhirot e fundit të grupeve.

Kujtojmë se Red Bull është pronar edhe e klubit amerikan, New York Red Bull.  /IndeksOnline/