Skuadrës së njohur kosovare i ikun dy futbollistë, migrojnë në shtetet evropiane!
Klubi futbollistik Istogu do të garojë në stinorin pranveror pa dy lojtarë që i kishte deri tani në skuadër.
Mesfushori që është pjesë e skuadrës që disa sezone, Nikollë Prekaj e ka braktisur KF Istogun. Për një jetë më të mirë, Prekaj ka ikur në Francë, shkruan Indeksonline.

Rrugën e ngjashme e ka zgjedhur edhe mbrojtësi i krahut, Klinton Mehaj. Këmbëshpejti ka vendosur të shpërngulet në Zvicër.

Poashtu, skuadra simpatike që po lufton për tu futur në Superligë ka liruar edhe Leotrim Teplanin, Endrin Malokun e Sercan Pllanën./Indeksonline/