12:32 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Skuterët e Policisë shfaqen në rrugët e kryeqytetit (Video)

Policia e Kosovës ka blerë 15 skuterë të cilët janë të dedikuar për patrullim policor, fillimisht vetëm në regjionin e Prishtinës dhe Prizrenit por duke lënë mundësinë që mund të përdoren më vonë edhe në regjionet tjera.

Skuterët sot janë parë në rrugët e kryeqytetit teksa futeshin në Stacionin e Policisë në Prishtinë.

Për përdorimin e këtyre skuterëve po trajnohen 15 policë por në të ardhmen priten që numri të shkoj deri në 22 policë.

Ndryshe, i gjithë ky trajnim do të zgjas pesë javë dhe ndahet në dy faza, ku në pjesa e parë përfshinë ligjëratat në klasë kurse tre javët e tjera në poligon. Më pas policët të cilët do ta kalojnë testin do të vazhdojnë trajnimin edhe dy javë në qytet.

I gjithë ky investim në skuterët e tipit “Piaggio” i ka kushtuar këtij institucioni 82.500 euro. Kështu kanë thënë për “Indeksonline” zyrtarë e PK-së ku, sipas tyre, kostoja për një të tillë ishte 5 500 euro.

“Janë blerë gjithsejtë 15 skuterë. Çmimi për copë është 5500 euro. Ata nuk janë në kuadër të njësive të motoristëve por në stacione policore në njësi intervenuese”, kanë thënë në polici. /Indeksonline/