75 Mall Live Search
19:32 / E Premte, 16 Maj 2025 / MSH

Sky News: Rusia kërcënoi Ukrainën me “luftë të përjetshme”

Rusia ka kërcënuar Ukrainën me një “luftë të përjetshme” gjatë bisedimeve të drejtpërdrejta për paqe që u zhvilluan sot në Stamboll.

Sipas burimeve të mediuit SkyNews, pala ruse nuk ishte e gatshme të diskutonte detajet teknike të një armëpushimi, duke shtuar se ata ishin në pritje të aprovimit nga eprorët e tyre.

Më herët, një tjetër burim ukrainas deklaroi se Moska kishte paraqitur kërkesa të cilësuara si “joreale” dhe “shumë përtej çdo gjëje që ishte diskutuar më parë” gjatë këtyre bisedimeve në Stamboll.