75 Mall Live Search
13:20 / E Enjte, 17 Prill 2025 / G T

Sky Sport: Ancelotti largohet nga Real Madridi pas finales së Copa del Rey

Trajneri italian, Carlo Ancelotti mund të largohet nga Real Madridi para se të përfundojë sezoni aktual 2024/25.

Sky Sport raporton se Ancelotti do të largohet nga klubi spanjoll menjëherë pas finales së Copa del Rey, shkruan Indeksonline

Real Madridi, më 26 prill luan finalen e Kupës së Spanjës ndaj Barcelonës.

Ancelotti dëshpëroi tifozët pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Arsenali, duke u mposhtur si në shtëpi ashtu edhe mysafir.

Nuk dihet ende se kush mund të jetë zëvendësuesi i Carlo-s, por flitet se Jurgen Klopp dhe Xabi Alonso janë favoritët kryesor për t’u ulur në stolin madrilen./Indeksonline/