Sky Sport DE: Klop po shyrton seriozisht mundësinë të marr drejtimin e Real Madrdit
Real Madrid po shqyrton mundësinë e emërimit të Jurgen Klopp si trajner të ri për sezonin e ardhshëm, raportojnë mediat britanike.
Sipas Sky Sports, emri i ish-trajnerit të Borussia Dortmund dhe Liverpool është duke u diskutuar seriozisht brenda klubit madrilen, në rast se stoli mbetet vakant gjatë verës, shkruan IndeksOnline.
Presidenti Florentino Perez po e konsideron Klopp si një opsion të rëndësishëm, megjithëse në listën e kandidatëve ndodhen edhe emra të tjerë, si ish-rajneri i Chelseat, Enzo Maresca, është gjithashtu në radarët e Real Madridit, ndërsa Zinedine Zidane mbetet një alternativë e preferuar për një pjesë të drejtuesve, pavarësisht marrëdhënieve jo të mira me Perez.
Aktualisht, Klopp mban postin e Drejtorit Global të Sporteve në rrjetin Red Bull dhe është i fokusuar te ky projekt. Megjithatë, sipas Sky Sports, trajneri gjerman do ta shqyrtonte seriozisht një ofertë nga Real Madrid, nëse projekti sportiv dhe kushtet do të ishin të përshtatshme.
Deri më tani nuk ka pasur kontakte zyrtare mes palëve, por interesi i Real Madridit për Klopp mbetet i hapur./IndeksOnline/

