19:07 / E Hënë, 30 Gusht 2021 / OSH

Sky Sports: PSG s’i përgjigjet në kohë ofertës së Real Madridit për Mbappen

Kylian Mbappe duket se nuk do të shkoj askund në këtë afat kalimtar.

Mediumi “Sky Sports” raporton ekskluzivisht se PSG nuk i është përgjigjur ofertës së Real Madridit në kohën që kishin caktuar spanjollët, transmeton Indeksonline.

Real Madridi kishte ofruar 170 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse por PSG nuk i është përgjigjur fare kësaj oferte.

Real Madridi do të tentoj që në janar të nënshkruaj një para-marrëveshje me Mbappen që në verën tjetër të vij si transferim falas./Indeksonline/