22:55 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sky Sports: Tottenhami pas Elseid Hysajt

Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj mund të luaj në Angli te Tottenhami në edicionin e ardhshëm, shkruan Sky Sports.

Londinezët janë të interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Napolit, pas lëndimit të Juan Foyth i cili do të mungoj për disa javë për shkak të lëndimit.

Kieran Trippier tashmë është larguar nga Tottenhami drejt Atletico Madridit dhe ‘gjelat’ duket ta gjejnë gjithësesi një mbrojtës të djathtë.

Hysaj është pjesë e Napolit që 4 vite dhe gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar 130 ndeshje në Serie A. /Indeksonline/