“S’lejojmë ndërtime pa leje”, nënkryetari i prerë!

Pas raportimit nga disa banorë për një mbindërtim në lagjen Bregu i Diellit, Komuna e Prishtinës menjëherë kanë marrë masat e nevojshme për të ndalë ndërtimin.
Edhe nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka qëndruar i prerë ndaj këtij vendimi.
Ai thotë se nuk do të lejojnë ndërtime pa leje.
“Ndërtimeve pa leje! Nuk do të lejojmë në asnjë rast ndërtime pa leje! Falenderojmë qytetarët, por edhe ekipet tona të inspekcionit, për reagim të shpejtë dhe profesional”, ka shkruar Zogaj./Indeksonline/