21:59 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / OSH

S’lëviz asnjë njeri në Lipjan pas orës policore, respektojnë rregullat

Që nga mbrëmë edhe komuna e Lipjanit bën pjesë në zonën e kuqe, u ndalohet lëvizja e qytetarëve pas orës 19:00.

Përveç barnatoreve dhe furrave të bukës nuk lejohet të zhvillohet asnjë aktivitet tjetër pas kësaj ore në komunat në zonën e kuqe.

Mirëpo, siç duket lipjanasit po respektojnë rregullat e vëna nga Ministria e Shëndetësisë që nga fillimi.

Në një video që ka dërguar një lexues i IndeksOnline shihet se qyteti i Lipjanit ishte i zbrazur dhe pa asnjë njeri në rrugë./IndeksOnline/