19:58 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / L K

Slivovë, rruga Prishtinë-Gjilan e pakalueshme pas reshjeve të shiut

Stuhia e fuqishme që goditi sot shumë qytete të Kosovës, ka shkaktuar dëme edhe në komunë e Gjilanit.

Rruga Prishtinë-Gjilan në fshatin Slivov është bllokuar nga uji.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku edhe kanë thënë që më shumë së 1 orë kanë bëre për ta kaluar atë pjesë ku është bllokuar nga reshjet e mëdha.