75 Mall Live Search
21:52 / E Shtunë, 18 Shkurt 2023 / MSH

Sllatinë, vetura godet për vdekje këmbësorin

Një person ka mbetur i vdekur pasi i njëjti është goditur nga një makinë në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, përkatësisht në fshatin Sllatinë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Në aksident është përfshirë një veturë nga e cila dyshohet se është aksidentuar një këmbësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se  këmbësori është pa shenja jete”, është shprehur Krasniqi.

Tutje, ai tha se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për të vazhduar me procedurat e parapara për raste të tilla.