17:03 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Sllovaki: Autobusi me studentë përplaset me kamionin, raportohen 13 të vdekur

Një autobus që po transportonte studentë është përplasur me një kamion ditën e sotme (13 nëntor) në Slovaki, afër qytetit të Bratislavës.

Nga aksidenti mbetën të vdekur 13 persona ndërsa 20 të tjerë janë plagosur dhe transportuar në spital.

Policia raporton se aksidenti ndodhi në qytezën e Nitranske Hrnciarovce, pranë kryeqytetit të Slovakisë.