75 Mall Live Search
11:47 / E Martë, 24 Mars 2026 / G T

Sllovaki – Kosovë, caktohet gjyqtari

Gjyqtari norvegjez, Espen Eskas, është caktuar të gjykojë ndeshjen mes Sllovakisë dhe Kosovës, e vlefshme për gjysmëfinalen e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Ai do të ketë për ndihmës gjyqtarë Jan Erik Engan dhe Isaak Elias Bashevkin, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Nicholas Walsh nga Skocia, shkruan Indeksonline

Për kontrollin e VAR-it janë caktuar dy gjyqtarë holandezë, Rob Dieperink dhe Clay Ruperti.

Ndeshja zhvillohet të enjten, më 26 mars, në Bratislavë, me fillim nga ora 20:45, dhe pritet të jetë një përballje vendimtare për të dy ekipet në rrugën drejt Botërorit../Indeksonline/