19:58 / E Hënë, 17 Qershor 2024 / Gj. Sh

Sllovakia bën befasi, shënon fitore ndaj Belgjikës

Sllovakia ka marr tre pikë të rëndësishme në Kampionatin Evropian.

Kombëtarja e Sllovakisë, në ndeshjen e parë ka shënuar fitore ndaj Belgjikës, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Ivan Schranz, në minutën e 7-të.

Në pjesën e dytë, Belgjika shënoi dy gola me anë të Romelu Lukakut, por u anuluan pas rishikimit nga VAR.

Sllovakia tashmë është në vendin e dytë në Grupin E, me tre pikë, aq sa ka edhe Rumania që sot mposhti Ukrainën me rezultat 3-0./IndeksOnline/