Sllovakia do të rishikojë çështjen e njohjes së Kosovës vetëm pas marrëveshjes Kosovë-Serbi

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik ka thënë për KP se Sllovakia asnjëherë nuk ka pasur një qëndrim armiqësor ndaj Kosovës por duhet të shohë një marrëveshje të dakorduar në mes Prishtinës dhe Beogradit, në mënyrë që të rishqyrtojë pozicionin e saj.
Kostilnik tregon se a ia ka mbyll telefonin zoti Lajçak presidentit të Kosovës z. Hashim Thaçit dhe se a do ta njohë Sllovakia pavarësinë e Kosovës nëse Kosova nuk arrin marrëveshje përfundimtare me Serbinë.
Kostilnik derisa ka dhënë detaje për projektin për ta luftuar përhapjen e virusit COVID-19, të cilin ky shtet ia ka dhënë Kosovës, ai ka thënë se Sllovakia e konsideron Kosovën si një pjesë të rajonit me perspektivë evropiane dhe se vendi i tij ka përqafuar një politikë konstruktive përballë Kosovës Ai ka komentuar edhe kritikat në drejtim të përfaqësuesit special aktual të BE-së për dialog, Lajcak, duke thënë se ishin paragjykime dhe qasje që shkojnwn kundër vlerave mbi të cilat qëndron BE-ja.
G: Republika Sllovake ia ka ofruar Qeverisë së Kosovës projektin për ta luftuar përhapjen e virusit COVID-19. A mund të jeni më specik se për çfarë oferte bëhet fjalë?
Kostilnik: Më lejoni të informoj shkurtimisht se si projekti ka lindur në Sllovaki. Platforma IT është një rezultat i nismës qytetare me emrin – HacktheVirus. Megjithë rrethanat aktuale, populli sllovak e mbanë sensin e tyre të humorit. Nisma është nisur për të lidhur idetë më të mira publike për të ndihmuar qeverinë sllovake për të luftuar koronavirusin. Fillestari – i ashtuquajturi përshpejtuesi i biznesit Perry Talents – është mbështetur nga Microsoft, Asseco Sllovakia një Mjekësi Virtuale, dhe pas 934 ideve, është krijuar platforma IT. Qëllimi i platformës është të krijojë mjedisin optimal për menaxhimin e pikut të shpërthimit të COVID-19.
G: A mund ta elaboroni më shumë “menaxhimin e pikut të përhapjes së COVID”?
G: Cili është mendimi juaj për kritikat rreth z. Lajçak të cilat kanë edhe bazë duke e marrë parasysh veprimet e tij?
Kostilnik: Sllovakia e konsideron Kosovën si një pjesë të rajonit me perspektivë evropiane. Ndërsa nuk do të komentoj diskursin publik për fat të keq dhe paragjykime për emërimin e ish-ministrit tim për pozicionin e lartpërmendur këtu, unë do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi dhe të shpjegoj disa qëndrime sllovake të paraqitura në mediat e Kosovës në mënyrë të gabuar. Sllovakia ka përqafuar një politikë konstruktive përballë Kosovës! Ka fruta të Dialogut, për fat të keq nuk diskutohet shumë në publik këtu, dhe për këtë arsye Sllovakia nuk është aq e rreptë në pozicionin e saj se më parë (në të kaluarën). Ky qëndrim sllovak është manifestuar edhe kur Liberalizimi i Vizave ishte në fjalë – Sllovakia nuk është problem dhe dëshirojmë që liberalizmin e vizave tw behwt sa më shpejt- si dhe kur është fjala për anëtarësimin tuaj në Interpol – ne nuk kemi votuar kundër jush. Po, ne kemi votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, sepse ne jemi të mendimit që Kosova duhet të bëjë më shumë për të hyrë në sistemin e Kombeve të Bashkuara dhe hapi i parë është rillimi e Dialogut.
G: A ia ka mbyll telefonin zoti Lajçak presidentit të Kosovës Hashim Thaçit?
Kostilnik: Duke e njohur z.Lajçak, është vërtet e vështirë për mua të imagjinoj këtë lloj situate. Në botën e botëve të profesionalizmit dhe zakoneve të kultivuara, personalisht unë e përjashtoj një gjë të tillë mund të ndodhë.