Slloveni që po “tronditë” basketbollin amerikan, veç 22 vjeç, por në top 10-shen e gjitha kohërave!

Emri i Luka Doncic fillon të zërë një vend të rëndësishëm në historinë e basketbollit amerikan, ani pse ai po luan sivjet vetëm sezonin e katërt në NBA.
Ylli i Dallas Mavericks regjistroi edhe një paraqitje të mahnitshme mbrëmë ndaj Orlando Magic.
22 vjeçari ka shënuar 34 pika, ka arritur 12 kërcime dhe 11 asistime në fitoren e Dallasit, shkruan Indeksonline.
Me këto shifra, Doncic është futur në top 10-shen e NBA në listën e basketbollistëve me më shumë “triple double”.
Ish-lojtari i Real Madridit arriti të 43-in triple-double të karrierës së tij në NBA , duke barazuar rekordin e vendosur nga Lafayette ‘Fat’ Lever , një lojtar i Denver Nuggets dhe Dallas Mavericks në vitet e 80-ta.
Top 10-shja e basketbollistëve me më shumë shifra trefishore:
Russell Westbrook- 193
Oscar Robertson- 181
Magic Johnson- 138
Jason Kidd- 107
LeBron James- 102
Wilt Chamberlain- 78
Nikola Jokic- 69
James Harden- 67
Larry Bird- 59
Luka Doncic- 43