Sllovenia e mposht Kosovën në basketboll, rezultatin më mirë mos ta dini
Femrat e grupmoshës u18 të Kosovës kanë dëshpëruar në ndeshjen e fundit.
Ato janë mposhtur nga kombëtarja e Sllovenisë në kuadër të Kampionatit Evropian me rezultat të lartë 12-97, transmeton Indeksonline.
Ndeshja është luajtur në Divizionin B. Vashat kosovare kanë humbur 32 topa gjatë ndeshjes.
Përkundër federata po proklamon se po punohet me grupmoshat e reja, kjo nuk po duket në rezultate./Indeksonline/