15:22 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Sllovenia gati ti nis 2000 ushtarë në kufirin me Kroacinë

Qeveria sllovene nuk ka hequr dorë nga propozimi për të rritur sigurinë në kufirin me Kroacinë.

Qeveria e Sllovenisë ka kërkuar për të ndryshuar Ligjin për Mbrojtje i cili parasheh dërgimin e 2000 ushtarëve në kufi me Kroacinë.

Aktualisht kufiri sigurohet nga 180 ushtarë që patrullojnë në dy ndërrime, shkruan Indeksonline.

Nëse propozimi i Qeverisë kalon, atëherë kjo zonë kufitare do të jetë e mbrojtur nga mbi 2000 ushtarë.

Megjithatë, për të ndodhur kjo duhet të votohet me shumicë votash në parlament.

Nëse kalon ligji në parlament, ushtria sllovene në zonën kufitare do të ketë kompetenca policore./Indeksonline/