75 Mall Live Search
16:55 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / Blerim

Sllovenia nis testimin masiv të popullsisë me vaksinën anti-Covid

Sllovenia ka nisur ditën e sotme fazën e parë të testimit masiv të popullsisë. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat shkruajnë se faza e parë do të zgjasë deri të enjten. Testimi i popullsisë në fazën e parë në Slloveni është i gatshëm për të gjithë personat që duan të vaksinohen.

Ndërkohë që faza e dytë e vaksinimit do të nis pas Krishtlindjeve dhe do të ketë në foskus personelin mjekësor, mësuesit, ushtarët dhe oficerët e policisë. Ndërkohë që ditën e sotme mbi 100 njerëz kanë shkuar ditën e sotme më sheshin qendror të Lubjanës për tu vaksinuar në një nga pikat e posaçme të vaksinimit.

Për fillimin e vaksinimit ka reaguar edhe sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë, Marija Magajne, e cila ka thënë se programi i ndërmarr ka në synim ”që të frenojë përhapjen e koronavirusit, uljen e të shtruarve në spital dhe viktimat”.

Deri më tani vaksina anti-Covid është miratuar për përdorim në të gjitha vendet anëtare të BE-së, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Kuvajt, Bahrein, Arabi Saudite, Meksikë dhe Singapor.