75 Mall Live Search
23:49 / E Enjte, 08 Shkurt 2024 / FR

Sllovenia shprehet e shqetësuar për sulmin e serbëve ndaj trupave të KFOR-it në veri

Përfaqësuesja e Sllovenisë ka shprehur shqetësim për sulmin ndaj trupave të KFOR-it nga protestuesit serbë në veri.

Ajo tha se Serbia dhe Kosova duhet të përmbahen nga veprimet që nxisin dhunë, dhe se palët duhet të punojnë bashkë.

“Ftoj palët të mos ndërmarrin veprime që do të ndikojnë në rrezikimin e raporteve. Disa brenga të avancimit të ngadaltë me raportin e sulmit në Banjskë dhe dhuna ndaj stafit të KFOR-it është e papranueshme. Serbia e Kosova mund të punojnë bashkë”, ka thënë përfaqësuesja e Sllovenisë.

Ky shtet e ka përshëndetur marrëveshjen për çështjen e targave.