Sllovenia sjell donacion për Kosovën, Zemaj: Këto ndihma janë kruciale për shëndetësinë tonë

Sllovenia është vendi i radhës që sjell donacion për Kosovën.
Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ku tregon se ky donacion përbën 100 mijë maska kirurgjikale, 480 exocid, 1000 litër dezinfektues, si ndihmë në përmirësimin e furnizimeve në institucionet shëndetësore, shkruan Indeksonline.
“Kjo ndihmë nga shteti Slloven dhe donacionet e tjera janë kruciale për shëndetësinë tonë”.
Njoftimi i plotë:
Donacioni i ardhur sot nga Sllovenia, është i rradhës nga
shtetet mike të Kosovës .
Ky donacion përbën 100 mijë maska kirurgjikale, 480 exocid, 1000 litër
dezinfektues, si ndihmë në përmirësimin e furnizimeve në institucionet
shëndetësore.
Kjo ndihmë nga shteti Slloven dhe donacionet e tjera janë kruciale për
shëndetësinë tonë.
Ne po bëjmë përpjekje që sipas kërkesave dhe dokumenteve tona strategjike të sigurohen donacione, financime projektesh në shëndetësi, pajisje mjekësore, pajisje mbrojtëse, barna, materiale shpenzuese.
Shpreha falënderimin tim dhe
mirënjohjen për këtë donacion të rëndësishëm nga Sllovenia.
Pa ndihmën e Sllovenisë dhe donatorëve nga shtetet mike do ta kishim të
vështirë të plotësonim nevojat e shëndetësisë sonë.
Të faleminderit Slloveni!