16:45 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

S’lodhën për koronavirusin, fansat e Can Yaman “pushtojnë” rrugët e Italisë

Është ndër aktorët më të famshëm dhe më të pëlqyer turk.

Aktori me prejardhje shqiptare, Can Yaman është kthyer në një nga aktorët më të pëlqyer të kinematografisë turke, me një numër të madh fansash në të gjithë botën.

Aktori së fundi ka udhëtuar drejt Italisë, ku duket se është përballur me një befasi të këndshme.

Në pritjet të tij dhjetëra fansa kanë vërshuar rrugëve të shtetit italian, me pankarta e telefona, duke bërtitur emrin e tij, teksa i kërkonin foto dhe tentonin t’i afroheshin.

Ndonëse ishte ndër shtete më të prekura nga pandemia, italianët duket se e kanë harruar Covid-19.

Duke bartur maska në fytyrë, por aspak distancën sociale, adhuruesit e 30 vjeçarit doni që patjetër ta takonin idhullin e tyre.

Kujtojmë që pas suksesit të “Erkenci kus”, Can u rikthye në ekran me një serial të ri, të titulluar “Bay Yanlis” ku luan krah aktores Ozge Gurel.

Seriali i cili fillimisht kishte shikueshmëri të madhe, tashmë pritet të përfundoj dhe arsye kryesore thuhet të jetë rënia e shikueshmërisë.