Slogani i takimit Kosovë-Shqipëri: Bashkë, pa kufij

Na ndajnë edhe pak minuta nga takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, e që do të zhvillohet në Tiranë.
Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj- Halimi ka publikuar përmes një fotografie, sloganin e këtij takimi.
“Bashkë pa kufij. Në një rajon pa kufij”, është shkruar në mes të tavolinës ku do të ulen dy kabinetet qeveritare.