18:10 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Sloskjaer e ‘godet’ menaxherin e Pogbas: ‘Ai është në pronësi të Manchester United, jo Raiolas’

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka diskutuar në lidhje me mesfushorin e tyre, Paul Pogba.

Kjo ka ndodhur për shkak që kohëve të fundit ka pasur mjaftë raportime, nga menaxheri i futbollistit, Mino Raiola i cili ka thënë se ka mundësi që ai të rikthehet te Juventusi.

E për këtë ka reaguar trajneri i United i cili ka thënë “Pogba është në pronësi të Manchester United, jo të agjentit të tij. Jam i sigurt që Paul mezi pret të luajë përsëri me ne pas dëmtimit të tij, ai dëshiron të ndihmojë skuadrën. Ai e di se duhet të punojë shumë për t’u rikthyer në formë. Kthimi i tij në fushë po afron, shpresojmë ta kthehemi shpejt. “

Pogba këtë sezon me United ka bërë vetëm 8 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka vuajtur po ashtu nga shumë lëndime që e kanë detyruar atë të jetë për shumë kohë jashtë fushës./Indeksonline/.