75 Mall Live Search
09:25 / E Diele, 26 Tetor 2025 / L A

Slot e cilëson humbjen ndaj Brentfordit si më të keqen në karrierën e tij si trajner i Liverpoolit

Liverpooli po kalon në një krizë rezultatesh këtë sezon.

Humbjet e njëpasnjëshme në Premierligë nga Crystal Palace, Chelsea, Manchester United dhe së fundi nga Brentfordi, po bëjnë fansat të ndjehen të frustruar me taktikat e trajnerit Slot.

Madje holandezi, kishte deklaruar se humbja ndaj Brentfordit ishte më e keqja në karrierën e tij si trajner i Liverpoolit.

 “Po, mendoj se është në nivelin më të lartë, po. Gjatë kohës sime këtu. Për sa i përket humbjes së një ndeshjeje. Normalisht kur jemi 1-0 ose 2-0 poshtë, meqë ra fjala, pasi ishim 1-0 poshtë, ai ishte i vetmi moment që më pëlqeu vërtet”, deklaroi Slot.

Liverpooli, në Premierligë gjendet aktualisht në pozitën e 6-të, ku ka gjithsej 15 pikë./IndeksOnline/